Helmimet në FSK/ Pozhari hedh dyshime: Albin, ia kanë nis njerëzit tu me ta pi duhanin “tinza”

Aktuale

Helmimet në FSK/ Pozhari hedh dyshime: Albin, ia kanë nis njerëzit tu me ta pi duhanin “tinza”

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:40
Albin Kurti, Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka hedhur dyshime lidhur me rastin e helmimit të fundit të pesë ushtarëve në mensën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se edhe në të kaluarën, analizat për helmime në FSK nuk kanë dalë alarmuese. Por, sipas tij, këtu bëhet fjalë për një tender që peshon miliona euro dhe tash e sa vite e merr kompania “Beni Dona”.

Pozhari ka dyshime edhe për raportin e përpiluar nga inspektorët në Ministrinë e Mbrojtjes, përcjell Bota sot.

Postimi i Pozharit në Facebook:

Albin, ia kanë nis me ta pi duhanin "tinza"...edhe atë për Ramazan!

Ky është njoftimi i sotshëm i Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me rastin e helmimit të pesë ushtarëve në mensën e FSK-së.

Helmime të ushtarëve me ushqim në FSK ka pasur edhe në të kaluarën. Analizat "çuditërisht" kanë dalë gjithmonë jo alarmuese. Përdorin terme që demek, nuk ka kurgjo patogjene që mundet me shkaktu probleme serioze. E, në fakt bëhet fjalë për tender që peshon miliona euro dhe tash e sa vite e merr kompania Beni Dona. Qarkullojnë zëra se prapa kësaj kompanie se qëndron një politikan me musteqe. E pate shkaktuar disa herë në të kaluarën!

Ky nuk është rasti i parë i helmimit të ushtarëve. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.

Mbase Ministria e Mbrojtjes është e bindur se ne i kemi inspektorët më të ndershëm dhe që kurrë nuk do të përpilonin ndonjë raport jo profesional! Veçanërisht kur dihet se inspektorët janë shembull i "ndershmërisë" dhe i "profesionalizmit" në Kosovë. Sidomos kur bëhet fjalë për tenderë milionësh. E, drejt këtij "shembulli" janë duke të shkuar edhe njerëzit e tu, Albin!

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët nuk janë helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë në syfyr, ditë më parë.

“Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat