​Kurti: Zahir Pajaziti udhërrëfyes për mbarë kombin shqiptar

Aktuale

​Kurti: Zahir Pajaziti udhërrëfyes për mbarë kombin shqiptar

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:21
Albin Kurti

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Prishtinës, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe sot te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti ku tha se heroi Pajaziti mbetet udhërrëfyes i mbarë kombit shqiptarë.

Kurti: Zahir Pajaziti udhërrëfyes për mbarë kombin shqiptarë

“Me kolegë e bashkëpunëtor vendosëm lule të freskëta këtu te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti hero i popullit sot, por për jetë e mot udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet shtetit tonë dhe për çdo qytetarë të Republikës e për mbarë kombin shqiptarë”, theksoi ai.

Kurti tha se Pajaziti me bashkëluftëtarët tjerë kontribuuan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të marrë hovin e të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

Kurti: Këtyre që sakrifikuan u kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë më të ndritshme

“Prishtina si kryeqytet gjatë luftës çlirimtare, vendi në kuadër të zonës operative të Llapit e ku kishin për komandant Zahir Pajazitin, I cili me aksionet tij çlirimtare e dha kushtrimin që dha kushtrimin e lirisë shumë herët para se të fillonte lufta çlirimtare dhe në këtë mënyrë mobilizoi mbarë popullin dhe zgjeroi radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës drejt qershorit të vitit 1999 kur edhe u realizua çlirimi i vendit. Bashkë me Hakif Zejnullhaun, dhe Edmond Hoxhajn, këta ishin luftëtarët të paepur të cilët nuk kursyen asgjë, por goditnin forcat armike pushtuese serbe gjithandej Kosovës e në veçanti kontribuuan shumë që UCK-ja të marrë hovin dhe të shndërrohet në ushtri të vërtet e cila u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë edhe me ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave policore ushtarake paramilitare të Jugosllavisë dhe Serbisë të Mollosheviçit… Këtyre që kontribuuan dhe sakrifikuan u kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë shumë më të mire e më të ndritshme se sa që e kemi të tashmen e se sa që e kishim të shkuarën”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti në mëngjes ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat