Gashi për nënshkrimin e marrëveshjes nga ministri Aliu: Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së

Aktuale

Gashi për nënshkrimin e marrëveshjes nga ministri Aliu: Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:20
Shkëlzen Gashi

Analisti i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka  nënshkruar marrëveshje me kolegjin privat UBT.

Gashi ka thënë se kjo marrëveshje me kolegjin privat, e jo me Universitetin e Prishtinës, siç kishte proklamuar Vetëvendosje, është shkelje e premtimeve nga ky subjekt politik, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky është një test për kryeministrin Albin Kurti.

Reagimi i Gashit në Facebook:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, paska nënshkruar sot një marrëveshje me kolegjin privat UBT.

Pra, jo me UP-në, ashtu siç ka proklamuar LVV për pothuajse një dekadë, por me një kolegj privat, nga i cili, për më keq, Ministri Aliu edhe merr pagë.

Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së për mbështetje të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe konflikt i pastër i interesit.

Por, kjo është edhe test për Kryeministrin Albin Kurti.

Image
Postimi i ministrit Aliu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat