Grajqevci: Për të pagjeturit kërkonim të bisedojmë me tre krerët e shtetit, e jo me Natasha Kandiqin

Aktuale

Grajqevci: Për të pagjeturit kërkonim të bisedojmë me tre krerët e shtetit, e jo me Natasha Kandiqin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:37
Ahmet Grajqevci

Këshilli Koordinues sot bojkotoi fjalimin e drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq në tryezën e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ku temë diskutimi ishin personat e pagjetur dhe krimet e luftës.

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës në Kosovë tha se personat adekuat që duhet biseduar për çështjen e pagjeturve janë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Duke folur për bojkotimin e fjalimit të Kandiqit, ai tha se kishte ndryshuar agjenda e tryezës.

“Siç ishte agjenda, ne i ftuam të gjithë kryetarët e shoqatave të cilët mirren me hulumtimin e çështjes së personave të zhdukur dhe krimet e luftës. Neve për një moment na ndërrojë edhe agjenda, sepse ne kishim dëshirë që në bazë të agjendës të takohemi me kryeministrin, presidenten dhe kryetarin e Kuvendit, sepse janë njerëzit adekuatë që ne duhet të bisedojmë”, tha ai në InfoNata.

Sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme të bisedojnë me Natasha Kandiqin.

“Ne nuk kemi pasur nevojë të bisedojmë më Natasha Kandiqin, sepse ndoshta mund të jetë një zë i fortë, por edhe mund të mos jetë deri aty sa ne mendojmë. Ne si shoqatë mendojmë që Natasha Kandiqi di më shumë se ne, sepse ajo ka qenë e lirë të veprojë në Kosovë gjatë kohës së luftës, prandaj mund të dijë më shumë. Ne kemi hulumtuar në rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme, do të thotë nën tyta të armëve”, deklaroi tutje Grajqevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat