Skender Hyseni për Hashim Thaçin: Si është e mundur që një person në burg të përmendet nga Freedom House

Aktuale

Skender Hyseni për Hashim Thaçin: Si është e mundur që një person në burg të përmendet nga Freedom House

Më: 21 prill 2022 Në ora: 00:44
Skender Hyseni dhe Hashim Thaçi

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, i doli në mbrojtje ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili momentalisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Hyseni tha se si është e mundur që raporti i Freedom House ta përmendë Thaçin si person i lidhur me krimin dhe korrupsionin kur ai është në burg, ndërkohë që raporti është vjetor.

“Si është e mundur që të ketë një person që është në burg, kur ky raport e përmend një njeri që është në burg”, ka thënë Hyseni.

“Ndoshta dikush ka harruar atje se një nga emrat është në burg, tash e një vit”, shtoi Hyseni me ironi.

Hashim Thaçi ka më shumë se një vit që gjendet në paraburgim në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat