Alarmon Blerim Latifi për incidente të armatosura në veri: Qysh nesër mund të fillojnë

Aktuale

Alarmon Blerim Latifi për incidente të armatosura në veri: Qysh nesër mund të fillojnë

Nga: N. Sh. Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:38
Policia e Kosovës

Analisti politik Blerim Latifi, ka paralajmëruar se qysh nesër mund të kemi incidente të armatosura në veri.

Kjo pasi në Burkes nuk është arritur marrëveshja për targat ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, bandat e Vuçiqit dhe Putinit nuk do ta lënë pa e shfrytëzuar vakumin e krijuar nga mungesa e marrëveshjes.

Postimi i plotë:

Në Bruksel s'qenka arritur marrëveshja për targat. Nuk duhet të befasohemi nëse qysh nga nesër fillojnë incidentet e armatosura në veri. Bandat paramilitare të Vuçiqit e Putinit nuk do ta lënë pa e shfrytëzuar vakumin e krijuar nga mungesa e marrëveshjes. Sulmet e para disa ditëve mbi policinë e Kosovës ishin vetëm një provë testuese e operativitetit të këtyre bandave.

Rroftë shteti i Kosovës!

Rrofshin djemtë trima të Policisë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat