25-vjeçarja nuk u mbijetoi lëndimeve të aksidentit

Aktuale

25-vjeçarja nuk u mbijetoi lëndimeve të aksidentit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:55
Donika Nikollbibaj

Në një aksident të rëndë, të ndodhur të shtunën e kaluar në Itali, u aksidentuan me një kamion Donika Nikollbibaj dhe motra e saj.

Nga e shtuna deri të martën, 24-vjeçarja ishte pa vetëdije, ndërsa vdiq në spital, e motra e saj një vit më e madhe është jashtë rrezikut për jetë.

E ndjera ishte në prag të diplomimit për master, ndërsa që 1 javë kishte nënshkruar edhe një kontratë të re pune.

Ajo ishte lindur e rritur në Brekoc, e në shtetin italian e ndjera po jetonte që 11 vjet, bashkë me prindërit, një vëlla e dy motra. Familjarët e kujtojnë atë si person me shpirt solidar.

Donika do të varroset në Trento të Italisë, gjatë ditëve në vijim, ndërsa rasti u bë publik nga disa familjarë të largët pa dëshirën e familjes Nikollbibaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat