Më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i letrave me vlerë

Aktuale

Më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i letrave me vlerë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:42
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2022. Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7-vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.

“Vlera e emetuar do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas MF-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet po aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat