Pamjet/ Nis takimi i kryeministrit Kurti me zyrtarët amerikanë

Aktuale

Pamjet/ Nis takimi i kryeministrit Kurti me zyrtarët amerikanë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 19:18
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim në zyrën e tij në Qeveri, zyrtarët e lartë amerikanë, Karen Donfried si dhe Gabriel Escobarin.

Takimi mes tyre veçse ka nisur, dhe pamjet e mëposhtmen tregojnë për një atmosferë të mirë mes palës kosovare dhe asaj amerikane.

Më herët, ishte presidentja Osmani që u takua me zyrtarët amerikanë.

Kujtojmë se, ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, emisar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë mbërritur sot në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat