Sulmi ndaj Policisë/ Njësia Speciale del në vendngjarje në Zubin Potok

Aktuale

Sulmi ndaj Policisë/ Njësia Speciale del në vendngjarje në Zubin Potok

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:02
Njësia Speciale

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku është sulmuar njësia patrulluese kufitare e Policisë në Zubin Potok.

Në pamjet e siguruara aty shihet se është rrethuar vendi me shiritët e policisë, teksa nuk dihet se nëse Njësia Speciale do të qëndrojë aty.

Ndërkaq, lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj njësisë patrulluese është deklaruar edhe Policia e Kosovës ku ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar

Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve” tha Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat