Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Aktuale

Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:58
Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Pas raportimit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, forcat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Bërnjak.

Kjo për shkak të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në atë pjesë.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është stacionuar Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, rtv dukagjini pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.

Siç raportohet, rruga drejt vendit të sulmit ishte e bllokuar. Kjo për arsye se NJSO, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat