Sot shënohet Dita e të Pagjeturve të Kosovës

Aktuale

Sot shënohet Dita e të Pagjeturve të Kosovës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve.

Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve dhe më pas në Meje të Gjakovës.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1650 persona të zhdukur edhe 23 vjet pas luftës. Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat