​Sveçla raporton në Komisionin për Administratë Publike

Aktuale

​Sveçla raporton në Komisionin për Administratë Publike

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:34
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ministria e që ai drejton e ka përfunduar punën e saj për ligjin për paga, ndërsa tani janë duke punuar me Ministrinë e Financave në mënyrë që sipas tij ligji të jetë i saktë dhe të mos arrihet në situata kur kostoja e ligjit e tejkalon buxhetin.

Derisa ka raportuar në Komisionin për Administratë Publike, ministri i Brendshëm ka thënë se do të vazhdojnë me konsultimet paraprake dhe publike për t’i hapur rrugë procedimit për aprovim në qeverinë e Kosovës.

“Është e vërtetë që unë kam deklaruar që në fund te marsit do ta dërgoj në qeveri këtë ligji. Ligji për pagat është në fazat përfundimtare sa i takon punës së Ministrisë së Brendshme. Jemi në periudhën e dakordimit të detajeve të fundit me Ministrinë e Financave duke pasur parasysh qëllimin tonë që ky ligj të reflektojë edhe mundësitë buxhetore në mënyrë që ky ligj të mos jete i pa implementueshëm”, ka thënë Sveçla.

Vonesat për këtë ligj Sveçla i ka arsyetuar me punimin e një ligji, i cili sipas tij do të sjellë barazi për secilin për punën e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat