Nga shtatori, Kosovë-Shqipëri, me një abetare

Aktuale

Nga shtatori, Kosovë-Shqipëri, me një abetare

Më: 28 prill 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Nxënësit në Kosovë për një dekadë mësuan nga Abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri e vitit 2012. Por nga e njëjta nuk mësuan të gjithë nxënësit e shkollave në Shqipëri pasi atje ishin në përdorim tri alternative të Abetares. Por në shtator 2022, nxënësit në Kosovë -Shqipëri do të mësojnë  nga Abetarja e re e përbashkët.

Mësimdhënësit kosovarë kanë vërejtje për emrat internacional të përdorur në abetaren e tanishme, me theks të veçantë kërkojnë që emri për gjyshen të jetë i tillë e jo të përdoret me emrin nëna.

Te shkronja N që është i paraqitur ilustrimi si gjyshe, në fakt fëmijët përgjigjen që është gjyshja edhe kanë një lloj paqartësie pse këtu është shkronja N dhe paraqitet gjyshja”, thotë mësuesja Shqipe Sallahu – Haziri për RTK-në.

Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të ministreve të arsimit në Kosovë e Shqipëri, për një botim të ri të Abetares ka dal edhe thirrja për aplikim për autorët, shtëpitë botuese dhe recensentët.

Në këtë thirrje për aplikim është kërkuar që teksti shkollor të hartohet në përputhje me kornizën e përbashkët të programeve të gjuhës shqipe për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare” dhe standardet e tekstit të Abetares, dhe të dorëzohet dokumentacioni ligjor dhe teknik si dhe dorëshkrimin e tekstit më datat 2 dhe 3 maj 2022 në Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe më datat 5 dhe 6 maj 2022 në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri.

Botimi i ri i Abetares së përbashkët do të realizohet sipas Ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe Ministres së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci për arsye të ndryshimeve në kontekstin social, kulturor dhe ekonomik.

“Grupet teknike kanë punuar shumë intensivisht për të konkluduar për një kohë shumë të shpejt për dy javë në marrëveshjen e përbashkët për abetaren”, deklaroi për RTK-në, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.

Ndërkohëm ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, tha për RTK-në se është tepër e rëndësishme që krahas zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre dhjetë viteve, të rishikohet edhe abetarja ekzistuese.

Unë besoj shumë që do të kemi në fillim të vitit të ri shkollor një abetare cilësore”, thotë Nagavci.

Shpallja e rezultateve të konkursit dhe fituesit e Abetares së përbashkët Kosovë - Shqipëri do të bëhet publik në muajin qershor të vitit 2022.

Botimi i ri i Abetares së përbashkët andej dhe këtej kufirit të shqiptarëve do të jetë në duart e nxënësve në kopje fizik dhe digjitale në shtatorin e vitit 2022, në shënimin e 110 vjetori të formësimit të shtetit të Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat