Hyseni pas drekës me Ambasadorin Hovenier: Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, është në interes të Rusisë

Aktuale

Hyseni pas drekës me Ambasadorin Hovenier: Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, është në interes të Rusisë

Nga: M.L. Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:16
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni dhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, njoftoi se sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, në rezidencën e këtij të fundit.

Në një postim në Facebook, Hyseni ka shkruar se me ambasadorin kanë biseduar për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dilaogut të përshpejtuar me Serbinë, shkruan "Bota sot".

Sot isha i ftuar për një drekë, në rezidencën e tij, nga ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier.  Bëmë një bisedë shumë të hapur dhe përmbjatësore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dilaogut të përshpejtuar me Serbinë. Theksova se Status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë se status-quoja është kundër interesave afatgjata të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Hyseni.

Hyseni ka theksuar se, dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është prioritet mbi të gjitha prioritet dhe urgjencë për Kosovën.

Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status-quosë është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat