Avdia: Duhet aktivizuar lobimi për disa procese integruese, këtë vit nuk pritet ndonjë marrëveshje në dialog

Aktuale

Avdia: Duhet aktivizuar lobimi për disa procese integruese, këtë vit nuk pritet ndonjë marrëveshje në dialog

Më: 30 prill 2022 Në ora: 07:36
Tomor Avdia

Kosova duhet të rrisë lobimin në Washington dhe New York, pasi vitet e fundit ka rënë. Kështu vlerëson analisti Tomor Avdia.

Ai tha se lobimi në këto shtete ka qenë i rëndësishëm për shumë procese që ka përfunduar Kosova.

Avdiu tha se duhet të aktivizohet lobimi për disa procese integruese, pasi sipas tij, këtë vit nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje në dialog.

“Duhet të aktivizohet më shumë diplomacia e Kosovës për përmbylljen e dialogut. Në bazë të analizave duket se këtë vit nuk do të ketë ndonjë marrëveshje finale, por mund të ketë hapa integrues, dhe nga ajo çfarë duhet të kërkohet nga kryeministri dhe presidenca është ajo që Kosovës ti hiqet liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat