Gazetarët ukrainas, mes bombave dhe lirisë së medias

Aktuale

Gazetarët ukrainas, mes bombave dhe lirisë së medias

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Puna e saj si gazetare është një sfidë në vete. Olena ka folur edhe për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ajo tha se nuk kemi informata të sakta sa i përket viktimave.

Në “Imazhin e ditës” në RTK, gazetarja ukrainase e transmetuesit publik, Olena Removska, ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Shtypit. Në një lidhje më “skype” ajo tha se si gazetare kjo ditë po e gjen të ngujuar në korridorin e shtëpisë së saj, e jo në zyrë dhe tryezë të punës, nga frika e granatimeve.

Puna e saj si gazetare është një sfidë në vete. Olena ka folur edhe për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Ajo tha se nuk kemi informata të sakta sa i përket viktimave.

Ndër të tjera, gazatarja ukrainase Olena Removska tha se gazetarët ukrainas momentalisht punën e tyre nuk po e kryejnë në vendin e duhur dhe se sfidë tjetër e tyre është se ata mund të vriten kudo.

“Nuk mund të kryejmë punën tonë qoftë duke punuar edhe nga distanca. Një sfidë tjetër është se gazetarët ukrainas  tashmë mund të vriten, jo në front ku me vetëdije merr rrezikun përsipër, por mund të vritesh edhe në shtëpi siç u vra edhe një kolege e imja javën e kaluar.

Një sfidë tjetër për gazetarët ukrainas në këtë ditë të festimit të shënimit të lirisë së shtypit, është se shumë kolegë të mi janë detyruar  ta braktisin shtëpinë  e tyre. Disa prej tyre tashmë janë jashtë vendit, disa prej tyre tashmë janë vendosur në Kiev apo në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke u përpjekur të gjejnë strehim, pasi që disa prej tyre tashmë nuk i kanë shtëpitë e tyre, kanë ikur nga pjesët ku po kryhen luftime apo edhe nga Mariupoli", shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat