Fetoshi: Zmbrapsja e mazhorancës lajm i gëzueshëm

Aktuale

Fetoshi: Zmbrapsja e mazhorancës lajm i gëzueshëm

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:53
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi, tha se mundësia që opozita ta realizojë të drejtën e vet për formimin e një komisioni hetimor parlamentar, është një lajm i gëzueshëm.

Fetoshi tha se krijimi i Komisionit Hetimor për energjinë është instrumenti kryesor i opozitës, pasi që në këtë mënyrë mund ta bëjnë mbikëqyrjen me ata që e kanë pushtetin.

“Sot është lajm i gëzueshëm të konstatojmë zmbrapsje të mazhorancës dhe mundësinë që opozita ta realizojë të drejtën e vet për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili në fakt është instrumenti kryesor i opozitës për mbikëqyrjen e qeverisë, pra në raport më ata që e kanë pushtetin”, tha Fetoshi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Sipas tij, formimi i komisioneve është një mënyrë më e lehtë për ta zbutur publikun.

“Mua më bëri përshtypje kualifikimi i krejt kësaj sagës disa javore të komisioneve që u formuan sot, është një gjetje kaq e butë t’i thuhet publikut se kanë tentuar t’i fuzionojnë të dyja palët në një komision të përbashkët, mendoj që qytetarët e kanë parë në parlament një përplasje të ashpër dhe një praktike opozitariste e cila po ashpërsohet”, tha tutje Fetoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat