"Drejtësia në Kosovë dhe ajo ndërkombëtare të vënë para drejtësisë serbët që vranë profesorin Fehmi Agani"

Aktuale

"Drejtësia në Kosovë dhe ajo ndërkombëtare të vënë para drejtësisë serbët që vranë profesorin Fehmi Agani"

Nga: H.O. Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:08
Akademik Fehmi Agani

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në një postim të tij në Facebook ka kujtuar akademik Fehm Agani në njëzet e tre vjetorin e vrasjes së tij.

Imeraj shkruan se ai ishte koka e lëvizjes gjithë popullore në Kosovë gjatë periudhës 1990-1999.

Ai shkruan tutje se ‘Profesor Agani, me punën dhe angazhimin e tij mbetet njëra nder figurat me qendrore në historinë me të re të Kosovës’.

“Në njëzet e tre (23) vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të akademik Fehmi Aganit, e kujtojmë jetën, veprën, sakrificën dhe angazhimin e tije për Kosovën e lirë, shtet të pavarur dhe sovran. Ai ishte koka e lëvizjes gjithë popullore në Kosovë gjatë periudhës 1990-1999. Profesor Agani, me punën dhe angazhimin e tij mbetet njëra nder figurat me qendrore në historinë me të re të Kosovës”, vlerëson ai.

Ai shkruan se drejtësia në Kosovë dhe ajo ndërkombëtare duhet vënë para drejtësisë serbët që vranë profesorin Fehmu Agani.

“Drejtësia e jonë dhe ajo ndërkombëtare duhet të i venë para drejtësisë ata serb që e vranë mendimtarin dhe profesorin e shquar Fehmi Agani”, shkruan ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat