Mehaj: Beteja e Llapushnikut ndër betejat më të lavdishme të forcave të UÇK-së

Aktuale

Mehaj: Beteja e Llapushnikut ndër betejat më të lavdishme të forcave të UÇK-së

Më: 10 maj 2022 Në ora: 09:59
Armend Mehaj

24 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar Betejën e Grykës së Llapushnikut, duke thënë se kjo betejë është ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtueve serbe.

Mehaj tha se qëndresa e luftëtarëve në këtë betejë ndikoi në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtare në të gjithë vendin.

“Sot kujtojmë 24 vjetorin e Betejës së Grykës së Llapushnikut duke nderuar si një ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kundër forcave pushtuese serbe. Qëndresa e luftëtarëve të lirisë në këtë betejë ndikoi shumë në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtare anekënd vendit”, ka shkruar Mehaj.

“Lavdi të gjithë heronjëve të kësaj beteje dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat