Prishtinë: Personat që u therën me thikë janë babë e bir, njëri në gjendje të rëndë në QKUK

Aktuale

Prishtinë: Personat që u therën me thikë janë babë e bir, njëri në gjendje të rëndë në QKUK

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:22
Ilustrim

Sonte në medie u raportua për një përleshje në rrugën “Arben Xheladini”, ku dy persona mbeten të lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Sinjali ka mësuar se viktimat që pësuan nga goditjet me thika janë babë e bir.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së QKUK-së, kanë bërë te ditur se të lënduarit janë suke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, djali që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat