Vjosa Osmani rrëfen tmerret e luftës në Kosovë – presidenti lituanez i jep mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Aktuale

Vjosa Osmani rrëfen tmerret e luftës në Kosovë – presidenti lituanez i jep mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Nga: A.M. Më: 12 maj 2022 Në ora: 10:49 Përditësuar në ora: 13:48 më 12.05.2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

​Osmani: Kosova duhet të përkrahet për anëtarësim në NATO me procedura të përshpejtuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sërish ka kërkuar përkrahje për anëtarësim e Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara.

Ajo gjatë vizitës në Lituani, tha se Kosova ka perspektiv euro-atlantike, ndërkohë, theksoi se është absurde që në kuadër të Partneritetit për Paqe të NATO-s, gjenden shtete anti-NATO, si Bjellorusia e Serbia, por Kosova ende s’ka marrë ftesë për t’iu bashkuar partneritetit.

Osmani: Kosova duhet të përkrahet për anëtarësim në NATO me proces të përshpejtuar

“Unë besoj se lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka krijuar një situatë krejtësisht të re në kontinentin tonë, ku anëtarësimi në NATO duhet shikuar nga perspektiva e sigurisë. Për këtë arsye, gjithë shtetet liridashëse në Evropë, që duan të kontribuojnë për paqe e siguri, meritojnë të jenë në NATO. Dhe aspiratat për anëtarësim të tyre duhet përkrahur. Besoj se jo vetëm Finlanda e Suedia, por edhe shtetet në rajonin tonë, si Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të përkrahen me një proces të përshpejtuar anëtarësimi drejt NATO-s. E them këtë, jo vetëm se 93 për qind të qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në NATO, por edhe se ka qenë aspirata jonë historike që nga viti 1999, kur NATO na doli në ndihmë dhe ndaloi gjenocidin ndaj popullit tonë. Sot po përballemi me një situatë absurde, ku shtetet që janë anti-NATO, si Bjellorusia e Serbia, janë në Partneritet për Paqe, e Kosova ende nuk ka marrë ftesë për t’iu bashkuar Partneritet për Paqe”, tha ajo.

Në konferencën e përbashkët për medie me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se Serbia po vazhdon t’i shërbejë interesave të Rusisë në rajonin ballkanik.

Osmani: Fqinji ynë Serbia vazhdon t’i shërbejë interesit të Rusisë në rajon

“Për fat të keq fqinji ynë Serbia vazhdon t’i shërbejë interesit të Rusisë në rajon dhe është shteti i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë e po vazhdon t’i shërbejë agjendës malinje e destabilizuese të saj”, shtoi Osmani.

Nga ana tjetër, presidenti i Lituanisë,Gitanas Nauseda, shprehu mbështetjen për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nauseda: Lituania e mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin e saj territorial, aspiratat Euro-Atlantike

“Dua t’ju siguroj se Lituania e mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin e saj territorial, aspiratat Euro-Atlantike, dhe përpjekjet e saj për konsolidimin e shtetësisë dhe për ndërtimin e një shteti demokratik, prosperues, dhe multietnik. Me lejoni qe të ju uroj juve, zonja Presidente dhe popullin e vendit tuaj për progresin që keni shënuar në rrugën e integrimeve evropiane. Lituania është e gatshme që ta ndaj me ju përvojën e saj, dhe këtë e theksova edhe gjatë takimit tonë, ndarjen e përvojave dhe zbatimin e reformave. Lituania përkrah Kosovën në aspiratat e saj për lidhje të ngushta me NATO-n dhe kështu të kontribuoj në forcimin e stabilitetit në rajon”, theksoi ai.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, presidentja Osmani: Presidenti Nauseda e përkrah Kosovën në këtë hap 

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Osmani nga Lituania: Presidenti Nauseda e përkrah Kosovën në këtë hap 

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media nga Lituania së bashku me presidentin lituanez Gitanas Nausėda e ka falënderuar atë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Mendoj se ju pajtoheni se këto vlera janë të kërcënuara nga Rusia jo vetëm në Ukrainë por edhe më gjerë. Udhëkryqi ku gjendemi do ta definojë Evropën për vitet e ardhshme.. Zotëri President, sot, gjatë takimit kemi diskutuar për për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO-s e BE-së dhe ju falënderoj për përkrahjen që na keni dhënë, si dhe për shtetndërtimin e Kosovës ne jemi falënderues”, ka thënë Osmani.

Ajo është shprehur se Kosova ka qëndruar përkrah shteteve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila është shteti i vetëm në Evropë që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

“Si një ish-refugjate dhe presidente e popullit që ka qenë pothuajse tërësisht i zhvendosur nga shtëpitë e tyre solidarizohemi me popullin e Ukrainës. Lufta në Kosovë ka qenë dy dekada më parë dhe plagët tona janë ende të hapura, ne e kuptojmë dhimbjen e Ukrainës dhe Kosova qëndron me perëndimin në sanksionet ndaj Rusisë. Fatkeqësisht Serbia qëndron përkrah Rusisë si shteti i vetëm në Evropë që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe i përkrahë satelitët e saj destabilizues në rajon”, tha Osmani.

Presidenti i Lituanisë: Mbështesim plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat euroatlantike

Presidenti i Lutanisë, Gitanas Nauseda, i ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani, se shteti i tij, e mbështetë plotësisht pavarësinë e Kosovës me integritetin e saj territorial por dhe aspiratat euroatlantike.

Ai ka konfirmuar se do të kenë një takim të rëndësishëm në samitin e NATO-s, në Madrid, ndërsa ka falënderuar Kosovën dhe qytetarët e saj, për dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën.

”Bashkëpunimi dhe solidarizimi i vendeve demokratike është i rëndësishëm dhe i nevojshëm sot. Ne patëm mundësinë të diskutojmë në detaje reagimin e botës demokratike ndaj luftës së Rusisë mbi Ukrainë por edhe bashkëpunimin bilateral mes të dy vendeve Kosovës dhe Lituanisë”.

”Do doja ta falënderoja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarët e saj, që ishin të parët që dënuan agresionin rus mbi Ukrainën, që iu bashkuat sanksioneve kundër Rusisë, dhe asistencën tuaj për Ukrainën për të pranuar refugjatët e saj”.

”Sot derisa Rusia po tenton destabilizimin e rajonit dhe Ballkanit, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”.

”Ne do të kemi një takim të rëndësishëm të NATO-s në Madrid. Do doja t’ju siguroja se Lituania mbështetë plotësisht pavarësinë e shtetit të saj dhe aspirtatat euroatlantike”.

”Lituania është e gatshme të ndajë eksperiencat e saj dhe të implementojë reformat. Bashkë jemi më të fortë”.

Konferenca e përbashkët për media e presidentes Osmani me homologun e saj të Lituanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Lituani.

Osmani u prit nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Osmani dhe Nauseda janë duke mbajtur edhe një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat