Jashari për planin buxhetor të SBASHK-ut: Nuk e kam për obligim ta publikoj në me

Aktuale

Jashari për planin buxhetor të SBASHK-ut: Nuk e kam për obligim ta publikoj në me

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:10
Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës , Rrahman Jashari ka folur për mospublikimin e planit buxhetor të SBASHK-ut.

Jashari tha se nuk e ka për obligim publikimin e këtij raporti sepse, sipas tij, secili anëtar është i njoftuar për të hyrat në SBASHK.

“Fondet që i kemi ne janë të zbardhura nga anëtarësia dhe ne marrim kuotën vetëm nga anëtarësia. Secili anëtar i SBASHK-ut e di sa ka të hyra në SBASHK-u”, ka thënë ai.

Kurse sa i përket transparencës së buxhetit në media, ai tha se nuk e ka obligim një gjë të tillë.

“Nesër le të vijnë mediat dhe unë ia ofroj gjithë dokumentacionin, por unë nuk e kam për obligim me e publiku dhe nuk dua ta publikoj. Paret janë të anëtarësisë, e anëtarësia e di me cent ku është dhe sa i përket transparencës atë e mbajmë në anëtarësi”, tha tutje ai.

Kryetari i SBASHK-ut, theksoi se anëtarësia me 2 prill e ka bërë të ditur se i beson atij dhe kjo sipas tij është dëshmuar me votën unanime.

Rrahmaj Jashari është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit me 121 vota dhe ky është mandati i tretë i Jasharit në krye të SBASHK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat