Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi: Në kohën time kemi pasë rezerva vetëm për një javë

Aktuale

Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi: Në kohën time kemi pasë rezerva vetëm për një javë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:37
Vesel Krasniqi

Por, të gjitha këto deklarata të saj i hedh poshtë ish-ministri i Tregtisë në kohën e qeverisjes së Avdullah Hotit, 2020-2021 Vesel Krasniqi.

Krasniqi, thotë se ka dyshime të shumta rreth deklaratave të saj.

“Sa i përket deklaratave të ministres Hajdari me premtimet e saj vërtetë nuk mund ta bëjë asnjë hap sepse premtimet e saj siç po shihen deri më tani dhe akuzat ndaj të tjerëve dhe veprimet e saj në të njëjtën anë e kanë dëshmu të kundërtën e tyre që ajo thotë dhe në këtë aspekt dyshoj në deklarimet e saj rreth rezervave shtetërore që Kosova ka mjaftueshëm”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai, thotë se në kohën sa ka qenë ministër rezervat shtetërore kanë plotësuar nevojën vetëm për një javë

“Unë sa kam qenë ministër i kam të gjitha shkresat që ia kam dërguar kryeministrit që duhet të rriten rezervat shtetërore sepse është qesharake ajo çka unë kam gjet në atë kohë, sigurisht kërkesa ka pas edhe në të kaluarën, por rezervat që unë i kam lënë janë shumë shumë qesharake apo nuk plotësojnë nevojën për një javë, dhe është mjaftë shqetësuese kjo”, është shprehur ndër të tjera Krasniqi.

Ai e pranon që vendi ka numër të vogël të rezervave shtetërore.

“Rezervat shtetërore sa i përket artikujve bazë dhe derivateve të naftës janë vërtetë shqetësuese dhe ne mund të japim afate prej më të ndryshmeve, mirëpo Kosova ka një numër jashtëzakonisht të vogël të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat