Osmani takoi ambasadorët e të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Aktuale

Osmani takoi ambasadorët e të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:19
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit.

Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Në këto takime u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme, njofton Presidenca e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat