​Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh

Aktuale

​Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh

Më: 17 maj 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në orët e mbrëmjes është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, duke u solidarizuar me personat LGBTIQ+.

Neni i parë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut deklaron se “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta”.

Ka ende shumë vende në botë ku ky premtim i rëndë është larg nga realiteti, madje deri në vitin 1990 homoseksualiteti ishte ende i klasifikuar si çrregullim mendor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo gjë u ndryshua më në fund më 17 maj 1990.

Për shkak të këtij momenti historik në luftën për barazi dhe dinjitet, si dhe për ta përkujtuar këtë ditë, IDAHOT tani kremtohet çdo vit, më 17 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat