Lajmi i fundit: Alarmi për bombë në Rektorat, i rrejshëm 

Aktuale

Lajmi i fundit: Alarmi për bombë në Rektorat, i rrejshëm 

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Kanosja me shpërthim në Rektoratin e Prishtinës ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha ajo.

Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, pasi ky institucion pranoi kanosje me shpërthim përmes postës elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat