“Ministri Latifi na pati thënë se problemi i specializantëve do të zgjidhet në janar”

Aktuale

“Ministri Latifi na pati thënë se problemi i specializantëve do të zgjidhet në janar”

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:51
Dion Musliu

Dion Musliu, specializant i Llinikës së Ortopedisë njëherit edhe anëtar i Këshillit të Specializantëve ka folur për pakënaqësitë e tyre sa i përket çështjes së pagesave.

Musliu ka thënë se dje kanë pasur një takim me shefin e kabinetit të ministrit të Shëndetësisë dhe më pas shkurt edhe me vet ministrin, Rifat Latifi.

Ai thotë se qasja e Latifit ishte e mirë dhe i interesuar për zgjedhje të problemit, por sipas tij, specializantëve nuk po u mjafton vetëm qasja e mirë.

“Dje kemi pasur takim me shefin e kabinetit të ministrit por mandej u takuam edhe me ministrin për disa minuta… Qasja ishte shumë e mirë dhe ai është i interesuar të zgjedh problemin. Mirëpo për neve nuk po mjafton vetëm qasja e mirë”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, në takimin që kanë pasur me ministrin Latifi është thënë se problemi do të zgjidhet në fillim të janarit.

“Në takimin që kemi pasur në dhjetor ministri pati thënë që problemi do të zgjidhet në fillim të janarit. Kemi pritur që do të realizohet, mandej deri në vendimin e parë të ministrit për këtë çështje ka shkuar deri në mars dhe ai vendim prapë nuk e zgjodhi problemin tonë”, tha Musliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat