Shasha-Kurtit: Raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë

Aktuale

Shasha-Kurtit: Raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë

Nga: M.L. Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:25
Demush Shasha

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha konsiderion se Kryeministri Kurti po i citin raportet ndërkombëtare vetëm në pjesët që po i pëlqejnë. 
Në një postim në Facbook, Shasha përmendi deklaratën e Kurtit se Kosova është fanar i demokracisë në rajon. 


"Kryeministri Kurti qe disa herë po përdor fjalinë se “Kosova është fanar i demokracisë në rajon” dhe në këtë drejtim citon raportet ndërkombëtare. Por raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë. Në fjalët e Franklinit: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh rrenat më të mëdha”, ka deklaruar Shasha.


Ai tha se është e vërtet që vitin e kaluar, sipas Freedom House, Kosova ka bërë progres më të madh vjetor në avancimin e demokracisë. 


"Por, po ashtu, sipas Freedom House, Kosova është larg vendi me demokraci më të dobët në rajon. Në skenarin më të mirë, sot Kosova sheh dritën në fund të tunelit të vet demokratik, por kurrsesi nuk mund të jetë fanar demokratik për të tjerë", thekson ai. 


Me këtë rast Shasha mori shembull vendet e rajonit dhe politikat që zhvillohen atje duke thënë se Kosova duhet t`i kthehet vetës.

"Dhe në fund duke lënë raportet ndërkombëtare anash, pse është demokracia e Kosovës fanar për psh Malin e Zi ku gjallëria demokratike brenda një viti prodhoj dy qeveri të ndryshme dhe ku sapo u inaugurua një Kryeministër minoritar? Apo për Maqedoninë e Veriut e

cila viteve të fundit jo vetëm kaloj nëpër tranzicion të jashtëzakonshëm demokratik, por edhe vazhdon të këtë një jetë vibrante demokratike?
Prandaj, unë them të lëmë ne rajonin rahat dhe t’i kthehemi vetës e të shohim se si mund sigurojmë se qytetarët e Kosovës kanë arsim dhe shëndetësi më të mirë se qytetaret e Malit të Zi. Prej kësaj njerëz edhe do të kanë hair. Prej pompozitetin dhe narracionit politik nuk do kanë asnjë hair të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat