Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Aktuale

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Nga: M.L. Më: 30 maj 2022 Në ora: 15:47
Dëshmorët Rasim Kiqina e Ragip Halilaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përkujtoi sot në 22 vjetorin e vrasjes dëshmorët e kombit Rasim Kiçina e Ragip Halilaj.

Në një postim në Facebook Kurti shkroi se oër shumë luftëtarë, konfrontimet e tyre direkte me policinë serbe në rininë e hershme, bëheshin përcaktuese të rrugës së rezistencës së armatosur kundër pushtuesit.

“Momente të tilla i kthyen Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn në luftëtarë të paluhatshëm dhe të pathyeshëm. Përveçse trima ata ishin edhe të përgjegjshëm. Rrezikut që i kanosej popullatës civile nga forcat e armatosura serbe i qëndruan përballë deri në vetëmohim.

U vranë më 30 maj 1999, në luftime të ashpra me forcat serbe në Arllat. Në këtë 23 vjetor të rënies heroike të Rasim Kiçinës e Ragip Halilaj, shprehim respektin deri në përulje për këta kolosë të lirisë”, shkroi kryeministri.

Në fund Kurti theksoi se rruga patriotike dhe e ndershme është ajo që na e mësuan dëshmorët e kombit.

“E kemi detyrë dhe obligim, që si institucione dhe si shoqëri të vazhdojmë të ecim asaj rruge”.

Image
Dëshmorët Rasim Kiqina e Ragip Halilaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat