Rashiti: Takimi Kurti – Vuçiq pritet gjatë qershorit, kur edhe mund të ketë marrëveshje për targat

Aktuale

Rashiti: Takimi Kurti – Vuçiq pritet gjatë qershorit, kur edhe mund të ketë marrëveshje për targat

Më: 31 maj 2022 Në ora: 08:20
Naim Rashiti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të zhvillojnë një takim para datës 30 qershor, kur pritet të mbahet takimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, thotë Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti.

Tutje, Rashiti thotë se para këtij takimi, mund të arrihet edhe marrëveshja për targat e automjeteve, përderisa mbetet të shihet nëse do të ketë përparime në bisedimet për energjinë.

“Unë pres që të ketë përpjekje që takimet të ndodhin dhe zakonisht në pothuajse vjetore. Apo praktikë e kahmotshme është që takimet e liderëve të ndodhin para takimit të Këshilit të BE-së, të Ministrave të Jashtëm apo liderëve të BE-së që takimi i fundit është më 30 qershor dhe besoj deri atëherë të ketë diçka. Çështje tjetër është që para këtyre takimeve zakonisht edhe bëhen disa marrëveshje, disa hapa. Personalisht pres që të ketë ndonjë hap të rëndësishëm sidomos në çështjen e tabelave në mes vizitës së Scholz dhe takimit të 30 qershorit të Këshillit të BE-së”, tha ai.

Sa i përket pikës së tretë të bisedimeve, që ka të bëj me të zhdukurit, Rashiti mendon se edhe nëse arrihet marrëveshja, kjo çështje mbetet shumë më problematike që të zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat