Gënjeu policinë se është pjesë e FSK-së, në veturë iu gjetën helmeta pune me mbishkrim të shkronjës Z

Aktuale

Gënjeu policinë se është pjesë e FSK-së, në veturë iu gjetën helmeta pune me mbishkrim të shkronjës Z

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në Vushtrri, pasi gënjeu se është person zyrtar i FSK-së.

Policia njofton përmes një komunikate se gjatë kontrollit në orët e mbrëmjes së 30 majit, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitar.

I dyshuari ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veturën e tij janë gjetur shtatë helmeta të punës ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z).

“Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një çantë krahu. Për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat