Kërkohet mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme mediale

Aktuale

Kërkohet mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme mediale

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Komisioni i Pavarur i Mediave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbajti një tryezë diskutimi me temën: “Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e papërshtatshme në media”.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në raport nga përmbajtjet e dëmshme mediale, çka konsiderohet përmbajtje e papërshtatshme mediale për fëmijët dhe se si ndikojnë tek fëmijët.

Zëvendëskryeshefi i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se këtë çështje e kanë përfshirë edhe Ligjin e KPM-së, ku theks të veçantë i kushtohet kësaj kategorie të fëmijëve.

Ai po ashtu tha se në bazë të monitorimit dhe hulumtimeve që kanë bërë, kanë nxjerr disa vendime me disa gjoba për subjektet transmetuese që kanë shkelur ligjin.

Ndërsa ka thënë që sipas trajnimeve të mbajtura në shkolla është vërejtur që ka interesim të nxënësve për t'i identifikuar lajmet e rreme.

Këshilltari i ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj tha se me zhvillimin e teknologjisë vijnë edhe pasoja të shumta, të cilat duhet t’i luftojë shoqëria.

Ai tha se MASHT-i në vazhdimësi ka qenë i interesuar të shkojë me trendin e zhvillimit të teknologjisë dhe ka arritur të përditësojë edukimin medial në lëndët shkollore.

Profesoresha Remzie Shahin Hoxha tha se si departament i gazetarisë në UP, kanë pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me organizatat dhe KPM-në në lidhje me ketë temë, se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo mediat. Ajo tha se zgjidhja më e mirë e mundshme do të ishte futja e një lënde obligative e edukimit medial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat