LDK në kongresin e EPP-së, votohet rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës

Aktuale

LDK në kongresin e EPP-së, votohet rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës

Nga: M.L. Më: 1 qershor 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në ditën e dytë të Kongresit të EPP-së, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës.

Në një postim në Facebook, kryetari Abdixhiku falënderoi delegatët e EPP-së për votimin e rezolutës.

Postimi i plotë:

EPP NË MBËSHTETJE TË KOSOVËS

Në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës. Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar.

Falënderoj partinë Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën. Falënderoj poashtu dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Faleminderit gjithë ekipit të LDK të angazhuar në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat