​Abdixhiku i dhuron Weber “Helmetën dardane”

Aktuale

​Abdixhiku i dhuron Weber “Helmetën dardane”

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 19:44
Arkiv/ Abdixhiku, Weber

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se zgjedhja e Manfred Weber në krye të partive evropiane të qendrës së djathtë, është garanci e mirë për ecjen përpara të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se i ka dhuruar Manfred Weber sot “Helmetën dardane” në shenjë rikujtimi për të mbajtur Kosovën gjithnjë në agjendën evropiane.

Gjatë dy ditëve të punimeve Kongresit të EPP, e cila përfundoi punimet sot, kryetari i LDK-së ka zhvilluar takime të shumta me liderë evropianë.

Përtej bisedave të përbashkëta në darkën e kryetarëve të partive, kryeministrave e presidentëve të shteteve nën udhëheqjen e EPP, të shtruar nga nikoqiri holandez, Wopke Hoekstra, bashkëbisedova në veçanti edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola; kryeministrin kroat - një mik i madh i Kosovës - Andrej Plenkoviq; ministren Federale të Austrisë për Evropë Karoline Edtstadler; liderin e ri të CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, Bakir Izetbegoviq, ish-anëtar i Presidencës Boshnjake e kryetar aktual i SDA.

Nga këta e liderët e tjerë, kërkova mbështetje për Kosovën - në liberalizim, në anëtarësim drejt Këshillit të Evropës e në ngritjen e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, shkruan Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat