​Tassoulas: Greqia do të vazhdojë me qasje konstruktive ndaj Kosovës

Aktuale

​Tassoulas: Greqia do të vazhdojë me qasje konstruktive ndaj Kosovës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit të tij në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, është pritur në një takim dypalësh nga Kryetari i Parlamentit të Republikës Helene, Konstantin Tassoulas.


Konjufca e ka falënderuar Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtet-ndërtuese, si dhe i ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar mes dy vendeve.

Kryetari i Parlamentit grek ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës.

Dy kryeparlamentarët kanë diskutuar gjithashtu lidhur me zhvillimet globale dhe janë dakorduar se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen.

Kryeparlamentari grek mbrëmë ka shtruar darkë për homologët e tij, pjesëmarrës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që po mbahen në Greqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat