Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Aktuale

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme.

Të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë deri në fillim të stinës së verës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat