E rëndë: Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor

Aktuale

E rëndë: Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 22:45
Rexhep Vezaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Petrovë të Prizrenit, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja.

Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Burimet bëjnë me dije se personi që humbi jetën është Rexhep Vezaj, 55-vjeçar, i cili ka qenë duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

I njëjti u dërgua më në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ndërroi jetë.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Image
Rexhep Vezaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat