Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani është intervistuar nga Specialja

Aktuale

Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani është intervistuar nga Specialja

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 10:30 Përditësuar në ora: 12:32 më 03.06.2022
Burim Ramadani

Ramadani është intervistuar nga Specialja

Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, i është përgjigjur ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar dhe e ka përfunduar procesin intervistues, ka bërë të ditur të premten kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, pas raportimit të Ramadanit në komision.

Ramadani i është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht Gjykatës Speciale dhe e ka përfunduar procesin intervisutes, domethënë i është përgjigjur pozitivisht ftesës”, ka thënë Musliu.

Në fletëthirrjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar precizohet se Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000.

Kryeinspektori Ramadani ka raportuar në komision të premten për punën e AKI-së, për periudhën korrik 2021- qershor 2022.

Burim Ramadani nga AKI-ja raporton në Komision pa praninë e medieve

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi është duke u bërë pa praninë e medieve, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit ata do të prononcohen për medie nëse ka interesim.

Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputete e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje apo diçka sqarime shtesë ata do të flasin për medie pas raportimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat