“Blerandi i çartur paska bërtit, Albin Kurti...”/ Profesori i reagon anëtarit të Kryesisë së PDK-së

Aktuale

“Blerandi i çartur paska bërtit, Albin Kurti...”/ Profesori i reagon anëtarit të Kryesisë së PDK-së

Nga: N. Sh. Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:48
Blerand Stavileci

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po i varfëron qytetarët.

Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet prof. Dr. Binak Maxharraj.

Përmes një postimi në Facebook, Maxharraj thotë se Stavileci është i klanit Pronto dhe nuk i zihet për të madhe.

Sipas tij, Qeveria e Prontos jo që i varfëronte qytetarët por edhe i plaçkiste.

Postimi i plotë:

STAVILECIT NUK I ZIHET PËR TË MADHE, I KLANIT PRONTO ËSHTË.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, pas një kllapitje të gjatë i paska dal gjumi dhe menjëherë iu paska parafytyrua Albin Kurti, dhe si çartur ashtu jerm paska bërtit:

"Qeverisja e keqe e Kurtit po i varfëron qytetarët",

Krahasoje me atë kur:

Qeveria Pronto (PDK) jo qe i varfëronte qytetarët, por edhe i vidhte dhe i plaçkiste për tu pasuruar vetë, se për popull s’ka gajle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat