​Klinaku: Gazi lotsjellës është hedhur nga dritarja e Kuvendit

Aktuale

​Klinaku: Gazi lotsjellës është hedhur nga dritarja e Kuvendit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:26
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Kliniku

Për më shumë se tri orë, me qindra protestues kanë qëndruar në oborr të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë shprehur kundërshtinë për ndryshimin e projektligjit për pagën minimale, i cili përjashton veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ani pse një gjë e tillë nuk ndodhi në seancën plenare, udhëheqës të kësaj organizate kanë paralajmëruar masa edhe më të ashpra. 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Kliniku pas përfundimit të protestës, ka deklaruar se është turp që 51 deputetë kanë votuar pro këtij ndryshimi të ligjit. 

Po ashtu, ai ka thënë se nuk ka pasur ftesë prej institucioneve për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. 

Klinaku: Është turp për këta 51 deputetë 

“Është turp për këta 51 deputetë që votuan një ndryshim ligji që i heq veteranët edhe nga ajo pagesë apo ai pension që e marrin prej 170 eurove. Është mirë që ky pushtet të vetëdijesohet, sepse të ardhurat për deputetë kanë, por duhet llogaritur që edhe veteranët e luftës kanë familje nuk mund të jetojnë me 170 euro. Ne si organizatë kërkojmë që të rritet paga minimale për gjithë sektorin së paku 350 euro apo 400 dhe në këtë rast të rritet edhe pensioni i veteranëve. Me ligj qeveria e ka mundësinë që ta rris pensionin e veteranit më shumë se paga minimale, por me ligj është e ndaluar që të bëhet më pak, prandaj këta kanë dashur të shkelin ligjin”, ka theksuar ai. 

Ai është zotuar se nuk do të lejojnë ndryshime të tilla të ligjit, ku përjashtohen veteranët. Për këtë ka paralajmëruar edhe masa të tjera. 

Klinaku: Ka deputetë nga pozita që e kundërshtojnë këtë ndryshim ligji

“Ne prapë do të thërrasim protesta, nëse gjithsesi e ndryshojnë këtë, natyrisht që protestat tona do të jenë që do ta bllokojmë kuvendin apo qeverinë që të mos funksionojë, sepse me të vërtetë janë duke bërë një gjë të kundërligjshme...Ka deputetë edhe nga pozita që e kundërshtojnë këtë ndryshim ligji”, ka shtuar ai.

Ai ka mohuar që në protestën e sotme, veteranët kanë hedhur gazlotsjellës. 

Klinaku: Nga dritarja e kuvendit është hedhur gazlotjellës 

“Nga dritarja e kuvendit, këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe Policisë së Kosovës, komandatit të tyre. Nga dritarja e kuvendit, është kryetari Glauk Konjufca le ta vërteton se kush ka hedhur gaz... E pash edhe unë që pat tentime, natyrisht që këta janë të frustruar për shkak se duanë të lëjnë edhe familjet e tyre pa bukë. Unë jam munduar me policinë që ta qetësojë se nuk ka pasur nevojë dhe nuk kanë bërë diçka. Dhunë nuk ka pasur, por tentime. Natyrisht na kanë dëgjuar neve dhe policisë”, ka përfunduar Klinaku.

Me fillim të protestës, pjesëmarrësit kanë thyer rrethojën e kuvendit dhe kanë hyrë brenda oborrit. Më pas, është hedhur gazlotsjllës, për çka ka mohuar Policia e Kosovës. Përreth godinës së kuvendit, ka pasur forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat