Përplasja e veteranëve me policinë, pasqyrohet në mediat ndërkombetare

Aktuale

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

“Policia e Kosovës përdorë sprej për shpërndarjen e protestës së veteranëve të luftës”. “Veteranët e luftës në Kosovë në kërkim të pensioneve më të larta, përplasën me policinë”. Këto janë vetëm disa nga titujt e mediave ndërkombëtare, që kanë raportuar sot për protestën në Prishtinë.

Veteranë të UÇK-së, u përplasën me policinë dhe hynë me forcë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.

Agjencia e lajmeve ‘Associated Press’shkruan se qindra veteranë të luftës, u përleshën me forcat e rendit të hënën, ku me anë të protestës, kërkojnë pensione më të larta. Duke iu referuar policisë, AP shkruan se të paktën tre persona janë të plagosur.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se policia i mbajti anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), larg parlamentit në Prishtinë, ku ligjvënësit po diskutonin propozimin për të rritur pagën minimale nga 170 euro (182 dollarë) në 250 euro (268 dollarë) në muaj.

“Më shumë se 30 mijë veteranë të luftës, marrin 170 euro në muaj për pensionet e tyre, por nuk u përfshinë në projektligjin, i cili nuk kaloi”, rikukujton ‘AP’

17:49 / 06.06.2022

Përplasja e veteranëve me policinë, pasqyrohet në mediat ndërkombetare

Jeton Musliu / RTKlive

Agjencia tjetër e lajmeve ‘Reuters’ nga e cila lajmin për protestën në Prishtinë e kanë marrë edhe shumë media të tjera ndërkombetare si “Al Jazzera”, vë në dukje se në protestë ishin rreth 2 mijë persona.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera financiare kanë paralajmëruar se Kosova e varfër financiarisht, e rrënuar nga varfëria dhe korrupsioni, nuk mund të përballojë të japë përfitime më të larta për veteranët e saj të luftës”, shkruan ‘Reuters’.

Përndryshe, protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë protestës së sotme në Prishtinë, kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës së organizuar.

Veteranët kundërshtuan mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës, sot vazhdoi seancën plenare me pikat e papërfunduara të rendit të ditës. Një prej tyre ishte “votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”.

Megjithatë, për mungesë kuorumi, seanca u ndërpre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat