Mostrat e pacientit që dyshohet për lijën e majmunëve dërgohen për testim në Holandë

Aktuale

Mostrat e pacientit që dyshohet për lijën e majmunëve dërgohen për testim në Holandë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve janë dërguar në Holand për testim, më saktësisht në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK’së, Era Pireva. Ajo tha se nuk dihet se kur do t’i pranojnë rezultatet.

Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë.

Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Pirevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat