Klinaku me fjalë të rënda ofendon Kurtin: Është i zi fut, ai është njeri i sëmurë

Aktuale

Klinaku me fjalë të rënda ofendon Kurtin: Është i zi fut, ai është njeri i sëmurë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:49
Avni Klinaku

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se kryeministri i Kosovës është në kategorinë e veteranëve të internuar. Ai shton se nuk ka dyshim që Kurti ka qenë në UÇK, për shkak se ai ka qenë në zyrë të përfaqësuesit politik, por kontestohet çështja se a ka dhënë dorëheqje para kohe dhe konsiderohet sikur veteran i rrejshëm. 

Klinaku e vë në pikëpyetje qëndrimin ideologjik të Kurtit dhe e quan “të sëmurë” atë. 

“Veteranët e kanë quar në prokurori çështjen e veteranëve të rrejshëm. A është anti—UÇK a jo. Kjo është me të vërtetë tepër politike dhe partiake. Nuk e shoh aspak si anti-UÇK. Nuk e shoh as si UÇK. Ai nuk ka as një filozofi politike të etabluar. As që i intereson ato fare. As nuk është i majtë apo i djathtë. As i verdhë apo i kuq. Ai është i zi. Është i zi fut. Ai është njeri i sëmurë dhe ka ardhur si ka ardhur në pushtet. Le të jetë po këtë e argumentoj katërcipërisht. E njoh moti”, tha ai në emisionin Pressing në T7. 

“A ka qenë UCK apo jo. Selimi thotë se ka qenë UCK. Nuk e konteston askush fare. Ai ka qenë UCK. Por e ka lëshuar më herët dhe a e plotëson ligjin si veteran. Aty është pyetja. Nuk është në kategorinë e veteranëve por të veteranit të internuar. Këtë punë e përziejnë njerëzit pasi nuk e dinë”, përfundoi Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat