Rama dhe të tjerët i rrinë “gatitu”/ Profesori ngre dyshimet: A është Alex Sorosi ideator, regjisor, skenarist e sponsor i “Ballkanit të Hapur”

Aktuale

Rama dhe të tjerët i rrinë “gatitu”/ Profesori ngre dyshimet: A është Alex Sorosi ideator, regjisor, skenarist e sponsor i “Ballkanit të Hapur”

Nga: M.L. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi ka komentuar takimin e hartuesve të projektit “Open Balkan” në Ohër.

Profesori vuri theksin tek prezenca në të gjitha takimet e Alex Soros, shkruan "Bota sot".

“Ohri po pret për të dytën herë tre nismëtarët e Open Balkan. Në të dy rastet ishte i pranishëm edhe Alex Soros. Djali i George Soros ka qenë prezent në të gjitha takimet e Vuçiq, Edi Rames dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Ai ishte aty që në18 tetorin e vitit 2019 në Novi Sad, kur u themelua Minishengeni.

Më pas erdhi në Tiranë në dhjetorin e atij viti. Dhe pavarësisht pandemisë Alex Soros i ndoqi samitet e Minishengenit e më pas të Open Balkan-it në të gjitha herët e tjera në Shkup, në Beograd, në Tiranë e sot në Ohër”, rikujtoi profesori.

Bytyçi me këtë rast pyet se pse Alex Soros është gjithnjë i pranishëm në këto samite?

Çfarë e lidh atë me Open Balkan? Është ideator, regjisor, skenarist, sponsor, çfarë? Ai nuk është kryeministër i ndonjë vendi ballkanik. Nuk është politikan. Nuk përfaqëson as SHBA-të, as ndonjë organizëm tjetër ndërkombëtar. Atëherë pse është gjithnjë aty? Me çfarë statusi dhe me çfarë roli?

Për me tepër pse këta ithtarët serbë, sllavo-maqedonas dhe shqiptaro-serbë si kryeministri Rama i rrinë Alex Sorosit gatitu?! Si ka mundësi që ai i vë të gjithë këta në rrjesht?!”, përfundoi profesori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat