Fillon rritja e rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Fillon rritja e rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:00
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 10 raste të reja.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 5 persona.

“Nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.

Në total numri i rasteve aktive është 54.”, thuhet në raportin e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat