Nitaj pas ftesës nga Komisioni Hetimor: Në kohën time as që ka ekzistuar si temë çështja e energjisë

Aktuale

Nitaj pas ftesës nga Komisioni Hetimor: Në kohën time as që ka ekzistuar si temë çështja e energjisë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:02
Muharrem Nitaj

Numër jo i vogël i zyrtarëve të shtetit do të intervistohen nga Komisioni Hetimor për Energji. Gjatë vitit 2006-2022.

Emrat janë bërë të ditur sot.

E të gjithë të intervistuarit do të jenë ish- ministra e ish-kryeministra e po ashtu zyrtarë të cilët kanë qenë të involvuar në këtë çështje

Në mesin e tyre do të jetë edhe ish-ministri i ekonomisë dhe ambientit, Muharrem Nitaj nga  radhët e AAK-së.

Lidhur me ftesën e tij, ka folur vet Nitaj.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës.

“Nëse me fton Komisioni parlamentar  për energji, sigurisht se do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës” tha Nitaj.

Kurse, i pyetur se a ka pasur keqpërdorime gjatë kohës së tij, i njëjti ka theksuar se në atë kohë as që ka ekzistuar çështja e energjisë si temë.

“Gjatë kohës sa unë kam qenë ministër, çështja e energjisë, e çmimit, e shitjes dhe e blerjes, as që ka ekzistuar si temë. Për aq kohë sa kam qenë unë në këtë detyrë, nuk ka pasur ndonjë çështje në të cilën është kërkuar ndërhyrja e ministrisë. Ndërkaq për sektorë të tjerë, e për të gjitha etapat, mund të flasin vetëm bartësit e tyre”, u shpreh Nitaj.

Komisioni Hetimor për Energji për intervistë, ka ftuar edhe Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Ndërkohë, në nivel të ministrave do të ftohen Besim Beqaj, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Fadil Ismaili, Valdrin Lluka, Muharrem Nitaj e Justina Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat