Kryeziu: “Open Balkan” është një lloj “shou politik”

Aktuale

Kryeziu: “Open Balkan” është një lloj “shou politik”

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:27
Taulant Kryeziu

Njohësi i politikës së jashtme Taulant Kryeziu thotë se nisma “Open Balkan” është një lloj shou politik.

Sipas tij, Serbia është e interesuar për konflikt të ngrirë, e jo për dialog.

“Edhe një gjë duhet me thënë, në kuadër të procesit të Berlinit, përmes kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor, të gjitha vendet, tash po flas Kosovë – Shqipëri dhe Serbi, Kosova më së paku, afër 200 milionë euro, Serbia mbi 300 milionë euro së bashku me Shqipërinë kanë përfituar. Kanë përfituar në kuadër të procesit të Berlinit. Unë nuk e di që ‘Open Balkan’ ka një komponentë financiare përcjellëse. Kjo është më shumë një lloj shou politik, për të treguar dhe promovuar se gjoja jemi për bashkëpunim rajonal e për marrëdhënie të mira fqinjësore. Si mund të jesh për bashkëpunim rajonal dhe nuk arrin të bësh një marrëveshje të lëvizjes së lirë, qoftë për çështjen e targave apo njohjes?!”, tha Kryeziu.

Njohësi i politikës së jashtme potencoi se të gjitha problemet do të përfundojnë atëherë kur Serbia ta njeh Kosovën.

“Unë mendoj se bashkëpunim rajonal do të ketë dhe do të shoshiten të gjitha problemet kur Kosova një ditë do të jetë pjesë e të gjitha nismave në mënyrë të barabartë si shtet sovran dhe i pavarur dhe kur Serbia ta njeh Kosovën. Dhe unë mendoj që Qeveria jonë duhet theksin ta vë tek kryefjala, te kryetema, arritja e marrëveshjes e cila së pari do të sjellë një njohje të pastër, de jure, të pakthyeshme prej Serbisë”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat