​Ministri irlandez për Çështje Evropiane viziton Kosovën më 4 korrik

Aktuale

​Ministri irlandez për Çështje Evropiane viziton Kosovën më 4 korrik

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:08
Thomas Byrne

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e siguri.

Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen, që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në Evropë.

Ambasadori irlandez duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e falënderoi për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ambasadori po ashtu njoftoi për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, më 4 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat