​Konfiskohen 4 mijë fishekë në Jarinje, reagon ministri Sveçla

Aktuale

​Konfiskohen 4 mijë fishekë në Jarinje, reagon ministri Sveçla

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar 4 mijë fishekë në pikën kufitare në Jarinje, ku është arrestuar një shtetas serb, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Ai ka shkruar në Facebook se ishte një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat